Nxënësit nga Kosova shkëlqejnë në ShBA, fitojnë gjashtë medalje të arta
Nxënësit nga Kosova kanë shkëlqyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në 25 vjetorin e çlirimit.
Ata kanë arritur t’i fitojnë gjashtë medalja të arta dhe shumë të argjendtë dhe bronztë, në garat e zhvilluara në matematikë, shkencë dhe robotikë.
Garat “Neo Science Olympic” në New Jersey Institute of Technology.
Lajmi u bë i ditur nga Konsulli i Përgjitshëm në New York, Blerim Reka.
“Në pritjen e sotme për nxënësit, arsimtarët dhe prindërit, në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork. Fëmijët e lindur në liri, na bënë krenarë në ditën e çlirimit të Kosovës”, shkroi Reka në një postim.
Këta janë nxënësit që i fituan garat:
Gerti Kida, klasa 10 -vendi i parë nivel botëror-KODIM(Medalje e artë)
Vesa Xhymshiti – klasa e gjashtë, vendi i parë në MATEMATIKË ( Medalje e artë)
Jeton Sylejmani, klasa e pestë, vendi i dytë në MATEMATIKË dhe SHKENCË( Medalje e artë)
Harun Hondozi, klasa e katërt, vendi i parë në SHKENCË dhe vendi i dytë në MATEMATIKË(Medalje e artë)
Lum Rrahmani, klasa e katërt, vendi i parë AI Challenge vendi i dytë SHKENCË dhe vendi i tretë në MATEMATIKË( Medalje e artë)
Molos Gashi, klasa e tretë, vendi i parë në MATEMATIKË dhe vendi i tretë në SHKENCË. (Medalje e artë)
Me medalje u shpërblyen këta nxënës:
Lum Paçarada, klasa e shtatë- medalje e artë në SHKENCË
Lorik Begunca, klasa e pestë – medalje e artë në MATEMATIKË
Gjin Rrahmani, klasa e tetë -medalje e artë në SHKENCË
Blin Berisha, klasa e tetë- medalje e artë në SHKENCË./GS