23-11-2024

Nxënësit nga Suhareka dhe Sharri në Olimpiadën e Melkut të Austrisë

Në Melk të Austrisë, ka filluar Olimpiada e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri dhe në bashkëpunim me MID dhe qytetin Melk.

 

Në këto lojëra sportive po marrin pjesë 10 shtete të ndryshme, në mesin e të cilave edhe nxënësit e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Vëllezërit Frashëri” nga Bukoshi i Suharekës.

 

Në Olimpiadë po merr pjesë edhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, i cili ka njoftuar se gjatë qëndrimit në Austri do të jetë pjesëmarrës edhe i takimeve të tjera që do të organizohen në këtë qytet.

 

Ndonëse nuk është njoftuar zyrtarisht, në foton e publikuar, shihet se nga rajoni i Prizrenit, pjesëmarrëse në këtë garë janë edhe nxënës nga komuna e Sharrit (ish Dragashi)./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.