24-11-2024

‘Nxënësit shqiptarë të fundit në botë’ – PISA vlerëson aftësinë e 15-vjeçarëve

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA), publikoi këtë të martë raportin e vlerësimit të kreativitetit të nxënësve në 64 vende të botës.

Për herë të parë, është matur aftësia e nxënësve 15 vjeçar në “të menduarit krijues”.

Sipas kësaj matje, Shqipëria është renditur në vendin e fundit me vetëm 13 pikë, ndërsa në vend të parë është Singapori me 41 pikë ne renditjen me 64 shtete.

Në këtë listë nuk shihet se figuron shteti i Kosovës.

Raporti i PISA thotë se ky hendek është më shumë se 2.5 herë më i madh se mesatarja e Organizatës për zhvillimin dhe bashkëpunimin Ekonomik.

 

Asnjë koment

Comments are closed.