‘O sot, o kurrë’ – Dita e fundit e ultimatumit të Mustafës për marrëveshjen me LVV-në!
Sot pritet që përfundimisht të dihet nëse LDK e LVV do të arrijnë marrëveshje për koalicion.
Gjatë kësaj jave, lideri i LDK-së, Isa Mustafës i dha një lloj ultimatumi Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje për arritje të marrëveshjes, transmeton Indeksonline.
“Ne kemi dhënë një propozim që vlerësojmë se është shumë i balancuar që mendojmë se VV duhet ta trajtoj me vëmendje të veçantë dhe mbetemi të hapur që të ulemi të bisedojmë por ajo bisedë të ketë një përfundim me të shpejtë, mundësisht deri në fund të kësaj jave, në mënyrë që ta bëjmë marrëveshjen ose të konstatojmë se nuk ka kushte që marrëveshja të bëhet”, ka theksuar Mustafa.
Oferta e fundit e LDK-së ishte ndarja 50-50 e ministrive dhe se kryeparlamentarin ta merr Lidhja Demokratike e Kosovës deri në zgjedhjen e presidentit.
Lëvizja Vetëvendosje kishte refuzuar këtë ofertë, duke thënë se Glauk Konjufca është zgjedhur tashmë Kryetar i Kuvendit dhe se sipas tyre ai ia kthyer dinjitetin kësaj pozite./Indeksonline/