27-07-2024

Suharekë: Digjet objekti i AKP-së, persona të panjohur ia vunë flakën

Policia ka njoftuar se në fshatin Studenqan të Suharekës, dje rreth orës 23:26 është raportuar se persona të panjohur ia kanë vënë zjarrin objektit të një ish-ndërmarrje.

Ky ka qenë objekt që menagjohet nga AKP-ja.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.

Rasti nën hetime.

Asnjë koment

Comments are closed.