09-05-2024

OBSh: Nëse Trump ka prova që covid-19 u prodhua në Kinë, le t’i publikojë ato

Presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur akuza mbi Kinën për fshehjen dhe mungesën e transparencës për sa i përket pandemisë së COVID-19.

Madje ai është shprehur se ka prova të mjaftueshme që vërtetojnë se koronavirusi u prodhua në Kinë, por ai nuk mund t’i publikojë ato.

Organizata Botërore e Shëndetit ka reaguar ndaj kësaj deklarate duke i bërë thirrje ShBA-së që t’i bëjë publike ato.

Deri më tani, OBSh thotë se COVID-19 ka prejardhje natyrale dhe nuk është e krijuar artificialisht.

“Virusi ka origjinë nga natyra dhe nëse ShBA ka informacione që e hedhin poshtë këtë tezë, le t’i publikojë. Ne mund të mësojmë nga shkencëtarët kinezë, por nëse kjo kthehet në një investigim të ashpër ndaj tyre, atëherë gjithçka kthehet në politikë, dhe jo një problem shkencor” – shprehet kreu i programit të emergjencave të OBSh-së, Mike Ryan.

Edhe ministri i mbrojtjes së Britanisë i kërkon Kinës që të jetë transparent për mënyrën se si e ka përballuar pandeminë.

Sipas tij, Kina është e gatshme që të bashkëpunojë, por jo e gatshme për t’ju përgjigjur akuzave të ngritura nga ShBA.

Asnjë koment

Comments are closed.