24-04-2024

Latifi u bën thirrje qytetarëve të Rahovecit që të mos mblidhen për “Shën Gjergj”

Kreu i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos mblidhen për festën e “Shën Gjergjit” më 5 e 6 maj.

“Tanimë kur të gjithë e dimë situatën e krijuar pas shfaqjes së pandemisë COVID-19, ju thërrasim që të bëni shumë kujdes dhe të mos mblidheni pa nevojë, nesër dhe pasnesër, pra, në datat 5 dhe 6 maj 2020, me rastin e festës së “Shën Gjergjit”, bëhet e ditur përmes në komunikate për media.

Tutje bëhet e ditur se Latifi, ka urdhëruar Inspektoratin Komunal që të bëjë vendosjen e shiritave në vendet ku kjo festë mbahet tradicionalisht, pra në fshatrat: Pataqan i Ulët dhe Dejnë.

“Në bazë të kësaj urdhërese është i ndaluar rreptësisht grumbullimi i dy ose më shumë personave, poashtu, aktivitete të tilla në këtë kohë janë të ndaluara me rekomandim të qartë të IKSHPK-së, me qëllim të ruajtjes së shëndetit dhe parandalimit të përhapjes së virusit korona”, thuhet në komunikatë.

Gjatë këtyre ditëve, Stacioni Policor në Rahovec në bashkëpunim me Inspektoratin Komunal do të jenë vazhdimisht në terren për kontrollimin dhe mbikëqyrjen e situatës, e ndaj të gjithë atyre që nuk respektojnë këto masa dhe kufizime, do të merren të gjitha veprimet e nevojshme, duke përfshirë gjobat mandatore dhe masa të tjera ndëshkuese, të parapara me ligjet dhe aktet nënligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës.

“Ju bëj thirrje të vetëpërmbaheni, të keni kujdes, sepse ende ekziston rreziku i përhapjes së COVID-19 në vendet ku ka grumbullim të njerëzve. Shpresoj se kësaj radhe të na mirëkuptoni, ngase ne jemi të detyruar karshi rrethanave dhe rrezikut në të cilin gjendemi, të jemi seriozisht të kujdesshëm”, thotë Latifi.

Asnjë koment

Comments are closed.