20-04-2024

Kryetari Haskuka apelon për të mos dalë nesër për Shën Gjergj

Kryetari Haskuka, apelon për respektim të masave në shërbim të luftës për të mbrojtur shëndetin publik, dhe bën thirrje publike që nesër mos të dalin qytetarë për të festuar Karabashin.Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se lehtësimi i masave nga institucionet përkatëse është keqkuptuar nga shumë qytetarë, të cilët në numër të madh janë parë sot në qytet e sidomos pjesëmarrësit në komunikacion.

Rreziku akoma nuk ka kaluar. Dje në Prizren kishim 3 raste të reja me COVID-19. Kemi ende kontakte të të infektuarve që duhet të testohen.Lehtësimi i lëvizjes dhe i punës së bizneseve nuk do të thotë që kemi kaluar gjendjen emergjente shëndetësore.

Pra nuk janë hequr masat për lëvizjen brenda komunës sonë.Institucionet e rendit dhe inspektoratet janë në detyrë, por ato nuk mund të jenë gjithkah dhe gjithë kohën. Andaj, t’i ndihmojmë ata që të kryejnë punën e tyre, ka apeluar Haskuka. Kryetari Haskuka, ka apeluar tek qytetarët që për shkak të gjendjes së pandemisë nga Covid-19 nuk lejohet tubimi i qytetarëve për festën e Karabashit, dhe se sipas tij, komuna në bashkëpunim me Policinë ka hartuar një plan për moslejimin e grumbullimit të qytetarëve.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme, në Prizren janë hapur disa biznese dhe është vërejtur një numër i theksuar i qytetarëve në rrugët e qytetit sidomos me pjesëmarrje të lartë në trafik./tvprizreni.info

P. S Foto e vitit te kaluar

Asnjë koment

Comments are closed.