26-04-2024

Ofroi 5 euro ryshfet në pikëkalimin e Vërmicës, arrestohet shtetasi nga Shqipëria

Përpjekja që përmes ryshfetit, e madje 5 eurove të ofruara, për ta kaluar kamionin në pikëkalimin kufitar të Vërmicës nuk ka bërë punë, për një shofer kamioni, të cilin e arrestoi policia, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Rasti ka ndodhur mbrëmë pas orës 20:00. “Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i R. Shqipërisë, pasi që i njëjti i kishte ofruar një kartëmonedhë prej 5 euro që zyrtari policor t’ia mundësoi kalimin kufitar të kamionit pa dokumentacionin përkatës”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit nga i dyshuari është konfiskuar dokumenti i udhëtimit dhe më pas është liruar.

Rasti shkon në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.