19-04-2024

Kryeinspektori prizrenas, Thaçi thotë se rrënimi tek “Abi Çarshia” është sipas ligjit (Video)

Intervenimi i inspektoratit në Prizren, për rrënimin e një pjese të Qendrës Tregtare “ Abi Çarshia” ka shkaktuar reagime pro e kundra në Prizren. Tashmë jo vetëm, vëmendja është përqendruar se çfarë po ndodh në kompleksin më të madh tregtar në vend, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Ngjarja që ka ndodhur një ditë më parë, ka shkaktuar protesta nga stafi dhe punëtorët e kësaj qendre.

Në anën tjetër, drejtori për Inspektoratit në Prizren, Islam Thaçi, ndonëse sot ditë pushimi ka mbajtur një konferencë shtypi, në të cilin ka deklaruar se vendimi për rrënim është marrë në bazë të ligjit.

Video e huazuar nga tv lokal Besa

Asnjë koment

Comments are closed.