Ooops: Ilir Baldedaj pickohet nga bleta, derisa flet para kamerës (video)
Shefi i grupit të këshilltarëve nga AAK në Kuvendin Komunal (KK) të Prizrenit, Ilir Baledaj njihet si kritikues i shpeshtë i qeverisjes aktuale të Prizrenit, të udhëhequr nga Mytaher Haskuka, shkruan portali “GazetaePrizrenit.net”.
Ai në disa deklarime e ka “thumbur” siç ka thënë “keqmenaxhimin e qeverisjes së re”, ndërsa së fundi ka qenë tejet aktiv dhe nismëtar për organizmin e një seance të jashtëzakonshme të KK-së, pas deklarimeve të pushtetit për mosmbajtjen e festivalit tradicional “Zambaku i Prizrenit”.
E pikërisht derisa po fliste për këtë çështje, për “tv Dukagjinin”, ai para kamerës është pickuar nga bleta, përcjell “GazetaePrizrenit.net”.