Ooops: Prizrenasi i pakënaqur me Evropën, bllokon minimaratonën (VIDEO)
Gjatë ditës së enjte, Parlamenti i Nxënësve në bashkëpunim me mësimdhënësit e edukatës fizike të gjimnazit “ Loyola”, kanë organizuar krosin humanitar nga Shtëpia e Bardhë deri tek hotel “ Theranda”.
Por, në start të këtij krosi ka ndodhur një rast i pazakonshëm, pasi që në momentin e nisjes së vrapimit, një i moshuar ka tentuar të kalojë vijat e bardha të zonës së këmbësorëve në rrugë ku mbahej ky kros. Ai, pasi është nisur, është detyruar të ndalet, sepse dhjetëra nxënës veçse kishin filluar vrapimin.
Por, përkundër vrullit për vrapim, nxënësit ishin shumë të kujdesshëm, duke mos rrezikuar të moshuarin, i cili në ato momente ishte bllokuar dhe i habitur që ndodhej në mesin e nxënësve.