27-04-2024

Përmes një krosi,  gjimnazi “Loyola” ndihmon shkollën speciale në Prizren

Për nder të 9 Majit-Ditës së Evropës, Gjimnazi “Loyola” në Prizren ka organizuar sot krosin tradicional me karakter humanitar. Në shtegun nga Shtëpia e Bardhë deri te Hotel “Theranda”, kanë vrapuar nxënësit e shkollës fillore dhe të Gjimnazit “Loyola”, duke manifestuar kështu përkushtimin e tyre që përmes veprimtarive konkrete të bëhen pjesë e vlerave dhe qytetërimit evropian.

Sipas grupmoshave, në vendet e para u radhitën: Vesa Nishori (vajzat, shk. fillore), Adriatik Haliti (djemtë, shk.fillore), Ledianë Zeqiri (vajzat, kl.6-8), Fis Bekçeli (djemtë, kl.6-8), Elona Berisha (vajzat, kl.9-12), Edvin Selmancena (djemtë, kl.9-12).

Në këtë kros, i cili organizohet për herë të tretë, morën pjesë nxënës të kësaj shkolle, ndërsa më të suksesshmit u shpërblyen me mirënjohje. Mjetet financiare të grumbulluara nga ky aktivitet sportiv do t’i dhurohen shkollës speciale “Lef Nosi” në Prizren./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.