Opozita (PDK e AAK) e ka braktisur mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, kur fjalën e ka marrë kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
KK i Prizrenit sot është mbledhur për të shqyrtuar dhe miratuar Kornizën Afatmesme Buxhetore trevjeçare, 2020-2022.
Gjatë fjalimeve të tyre kuvendarët opozitarë, kritikuan KAB-in duke e vlerësuar kopje e dobët e ish-qeverisjes./GazetaePrizrenit.net