26-04-2024

Orë letrare kushtuar Heroit e mësuesit, Xhevat Berisha  

Në kontekstin e shënimit të 59 vjetorit të lindjes dhe 22 vjetorit të rënies heroike,  sot në Prizren në ora 18:00, mbahet orë letrare kushtuar mësuesit, poetit dhe Heroit kombëtar, Xhevat Berisha.

Me këtë rast bëhet edhe prezantimi i ribotimit të librit “Pishtari i lirisë”, raporton Gazeta e Prizrenit.

Aktiviteti organizohet nga shoqata për kulturë dhe art “Fidani”, ndërsa mbahet në restorantin familjar “Mulliri” në kompleksin Marash-Prizren. / GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.