Osmani tregon a është pro apo kundër Autostradës së Dukagjinit

Kandidatja për deputete nga radhët e LIdhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, është e ftuar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.

Osmani ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për Autostradën e Dukagjinit. Ka pasur shumë kritika projekti për këtë rrugë nacionale duke cituar kostot shumë të larta të projektit. Osmani thotë se LDK nuk është vendosur ende për këtë projekt, dhe nuk do ta bëjë këtë deri në momentin kur të konsultohen qytetarët e asaj ane.

“LDK do të shqyrtojë këtë proces nën një me konsultim me qytetarët dhe nën dy në konsultim me komunat e asaj ane”, ka thënë Osmani.

“Disa thonë se janë konsultuar komunat, por komuna më e madhe e atij rajoni, Peja, nuk është konsultuar. Pastaj po flasim për një autostradë të mbyllur me të cilën do të dëmtoheshin bizneset. Po ashtu do të prishej sistemi i ujitjes ku dihet që rajoni i dukagjinit ka tokat më të mria bujqësore”

“Pra përfundimisht për këtë projekt nuk do të vendosim pa u konsultuar me qytetarët”

Po ashtu Osmani ka përmendur se për zgjerimin e rrugës në atë rajon ka qenë e planifikaur shumë më parë./Express/