21-06-2021

OVL-UÇK organizon protëstë më 12 qershor

Organizata e Veteranëve të Luftës ka mbajtur mbledhjen e saj të kryesisë ku është diskutuar për situatën aktule në vend.

Sipas OVL-UÇK-së Institucionet e Kosovës kanë dalë hapur jashtë vlerave kombëtare.

Në njoftimin dërguar medeve, thuhet se vërehet tendencë e akuzave ndaj krerëve të UÇK-së, që nga Kryeministri Kurti, Ministrja e Jashtme Gërvalla-Schëarz, e tani Ministri i Brendshëm Sfeçla;

“Rasti i arrestimit dhe dhunës së ushtruar ndaj Faik Fazliut, nuk duhet të trajtohet vetëm nga OVL e  UÇK-së, por edhe nga partitë, e si çështje t’i mbetet organeve të drejtësisë dhe ne e respektojmë çdo vendim të tyre. Me datën 12 Qershor 2021 do të ketë aktivitet protestues, për kohën dhe vendin do të njoftoheni”, thuhet ndër të tjera në reagimin e OVL-UÇK-s֝ë, transmeton “Indeksonline”.

Komunikata e plotë e OVL-UÇK-së:

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbledhjen e mbajtur sot më 7 qershor 2021, diskutoj për situatën aktuale në Kosovë dhe del me këto qëndrime me të cilat i drejtohet opinionit publik:

Të gjithë e kemi të ditur se Institucionet e Kosovës kanë dalë hapur jashtë vlerave kombëtare;

Kohë më parë, vërehet tendencë e akuzave ndaj krerëve të UÇK-së, që nga Kryeministri Kurti, Ministrja e Jashtme Gërvalla-Schëarz, e tani Ministri i Brendshëm Sfeçla;

Rasti i arrestimit dhe dhunës së ushtruar ndaj Faik Fazliut, nuk duhet të trajtohet vetëm nga OVL e  UÇK-së, por edhe nga partitë, e si çështje t’i mbetet organeve të drejtësisë dhe ne e respektojmë çdo vendim të tyre;

Me datën 12 Qershor 2021 do të ketë aktivitet protestues, për kohën dhe vendin do të njoftoheni.

Asnjë koment

Comments are closed.