24-06-2021

Një tjetër aksident i rëndë, kësaj radhë në Rrugën e Kombit

Një tjetër aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Kosovë. Kësaj radhe aksidenti ka ndodhur në Rrugën e Kombit në afërsi të Morinës.

Sipas “Indeksonline”, në këtë aksident janë përplasur një veturë e tipit Audi dhe një Pasat me targa të Kosovës.

Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat po merrën me rastin.

 

Asnjë koment

Comments are closed.