20-04-2025

Pajaziti shënon golin e parë në Kroaci me fanellën e Gorica-s

Skuadra e HNK Gorica ka shënuar fitore minimale 0:1 ndaj Osijekut në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në elitën e futbollit kroat.

Golin për 0:1 dhe të vetmin në këtë ndeshje e shënoi mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Adrion Pajaziti, shkruan Indeksonline

Pajaziti shënoi një gol të bukur në minutën e 30’të.

Ky ishte goli i parë i mesfushorit “kuqezi” me fanellën e Gorica-s në futbollin kroat.

 

Asnjë koment

Comments are closed.