25-11-2024

Pak ditë deri në mbylljen e afatit: Nga 10 mijë zyrtarë, vetëm rreth 2 mijë e 500 e kanë deklaruar pasurinë

Vetëm edhe 8 ditë kanë mbetur deri në mbylljen e afatit për deklarimin e pasurisë. Për 23 ditë nga 10 mijë zyrtarë publikë vetëm mbi 2 mijë e 500 prej tyre e kanë kryer këtë obligim.

Sipas drejtorit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, ka shpresë që për këto pak ditë që kanë mbetur zyrtarët të përfundojnë këtë obligim.

Këtë vit procedurat e deklarimit të pasurisë po konsiderohen më të lehta.

Për ata që nuk e deklarojnë pasurinë fillimisht ju shqiptohet gjobë në vlerë prej 500 eurosh, por megjithatë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi shpresojnë që zyrtarët publik të jenë të përgjegjshëm dhe deklarimin ta kryejnë më kohë. Vitin e kaluar vetëm 30 zyrtarë publik nuk e deklaruan pasurinë. Ndërkaq për herë të parë deklarimit të pasurisë ju nënshtruan edhe profesorë universitar e mjekët për të cilët afati përfundoi më 12 mars./atvlive

Asnjë koment

Comments are closed.