Me flamurin kuq e zi, Shkurte Fejza e këndon “Mora fjalë” në një stadium të Zvicrës
Skuadra e Superligës së Kosovës, Drita FC ka luajtur një miqësore në Zvicrës ndaj skuadrës së famshme, FC Aarau.
Para se të fillonte ndeshja, në stadium performoi këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza.
Kënga e përzgjedhur nga Shkurte Fejza ishte “Mora Fjalë” që kënaqi të pranishmit në tribuna, e që sigurisht që është një numër i madh shqiptarësh.
Kujtojmë që te skuadra zvicrane luajnë disa shqiptarë, përfshi këtu: Arijan Qollaku, Milot Avdyli, Samuel Krasniqi, Dorian Derbaci, Binjamin Hasani, dhe Shkëlqim Demhasaj./IS
![](https://i0.wp.com/insajderi.org/wp-content/uploads/2024/03/66FC8312-F01F-48B5-9562-0D719D4ED472.jpeg?resize=518%2C732&ssl=1)