27-07-2024

Kukësi nëntokësor/ Qyteti i fortifikuar që ndërtoi komunizmi, për mbrojtje nga sulmet imagjinare

Qyteti i vogël i Kukësit njihet për mikpritjen, natyrën se bukur, i rrethuar nga malet e larta, por ajo që e bën të vecantë këtë qytet është historia e ndërtimit të tij. Shumëkush ka dëgjuar për Kukësin e ri dhe Kukësin e vjeter, por shumë pak i njohur është një tjetër Kukës, ai i nëndheshëm që ndodhet poshtë qyteti ekzistues.

Pasi Fierza përmbyti Kukësin e vjetër, në vitinn 1962 nisi ndërtimi i Kukësit të ri.

Teksa Kukësi i ri, nisi jetën e re mbi sipërfaqe, 30 metra poshtë tij, në vitin 1968 nisi ndërtimi i qytetit të nëndheshëm, nje vendstrehimi gjigand dhe i fortifikuar, për të strehuar banorët në rast sulmi.

Hyrjet që të çojnë në qytetin nëntokësor janë të shpërndara në të gjithë Kukësin, por shumë prej tyre sot janë të bllokuara, raporton abcnews. Kukësi i nëndheshem ishte planifikuar si një qytet i mirëfillte i fortifikuar për të strehuar të gjithe banorët në rast të një sulmi të mundshëm. Kjo është një nga hyrjet që të çon në qytetin nëntokesor.

Inxhinieri Feti Gjici, sot është 76 vjeç, por ishte shumë i ri kur pushteti i kohës i besoi zbatimin e planit të ndërtimit të vendbanimit nëntokësor më të madh në rajon.

Asnjë koment

Comments are closed.