25-11-2024

Pak ditë të mbetura, Fondi i Kosovës për Efiçiencë ka një thirrje për qytetarët që duan subvencionime

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se buxheti prej 10 milionë euro, i destinuar për projektin “Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit”, tashmë është drejt përfundimit.

“Me këtë rast, luten të gjithë të interesuarit për të përfituar nga subvencionimi prej 45% (5% bonus për shtëpitë që janë pronë e gruas ose bashkëpronësi e çiftit) duke mos kaluar kufirin maksimal 5500 euro, të shfrytëzojnë edhe pak ditë të mbetura deri në përmbyllje”, thuhet një njoftimin e Fondit.

“Ju rikujtojmë se aplikacionet kanë filluar të shqyrtohen sipas radhës të arritjes së tyre dhe tashmë janë dorëzuar edhe letrat e para të para-aprovimit. Të gjithë ata që pranojnë këtë dokument, duhet të ndjekin edhe më tutje rregullat e parapara në thirrjen publike (Thirrja Publike) deri në përfundim të procesit kur edhe marrin paratë”.

Ky projekt mbështetet nga Bashkimi Europian në kuadër të programit IPA – Pako për Mbështetjen e Energjisë, i aranzhuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe i zbatuar nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.