25-04-2024

Pakoja për Ringjallje Ekonomike: Qeveria ndan 19 milionë euro

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike këtë të premte ku janë ndarë 19 milionë euro për zbatimin e Pakos për Ringjallje Ekonomike.

5 milionë, siç njofton ekzekutivi janë ndarë për zbatimin e masës 3.7 për mbështetje për tejkalimin e krizës energjetike, transmeton KlanKosova.tv.

Me vendimin e dytë janë ndarë 14 milionë për zbatimin e masave shtesë në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike, të masës 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar.​

Asnjë koment

Comments are closed.