25-04-2024

Pamje të aksidentit të tmerrshëm në Suharekë, ku vdiq një person dhe katër u lënduan

Mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku si pasojë e të cilit një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Njësitet kompetente policore për menaxhimin e trafikut në autostrada janë duke u marrë me rastin dhe duke hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ardhur deri te ky aksident tragjik.

Ndërkaq Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për Express se për shkak të aksidentit, rreth orës 10:30 autostrada drejtimi Duhël-Suharekë është bllokuar për qarkullim.

Foto nga vendi i ngjarjes:

Asnjë koment

Comments are closed.