03-12-2024

Policia jep detaje për aksidentin në autostradë, ka të vdekur

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Bazuar ne informacionet e para është raportuar per nje aksident të rëndë Trafiku me pasoja fatale, te shkaktuar sot paradite në Autostradën “Ibrahim Rugova” Njesitet kompetente policore për menaxhimin e trafikut ne autostrada janë duke u marr me rastin dhe duke hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ardhë deri te ky aksident. Pas hetimeve që janë në proces do te ju njoftojmë për detaje tjera”, ka thënë Hoxha./GazetaExpress

Asnjë koment

Comments are closed.