12-12-2024

Pamje të rralla kur Kadri Veseli gjuan me kallashnikov në praninë e Thaçit

Ishte qershori i vitit 1998. Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte konsoliduar në masë radhët e veta. Aktivitetet e tyre zhvilloheshin kryesisht nëpër zona më të thella.

Për çdo aksion që zhvillonte, UCK-ja njoftonte opinionin përmes komunikatave për shtyp.

Në një moment Shtabi Qendror kishte vendosur që të dilnin publikisht përmes një konference për shtyp.

Udhëheqësve të luftës u duhej një gazetar para së cilit do të paraqitej në Kleçke, zëdhënësi i UCK-së, Jakup Krasniqi.

Për këtë arsye Hashim Thaçi, ishte takuar Nuhi Bytyqin; gazetar i cili vullnetarisht u ishte ofruar UCK-së për të raportuar për aksionet e tyre.

Pas disa ditësh, pas mesnate Bytyqi pranoi një telefonatë nga Thaçi.

Duke u lajmëruar me pseudonimin Bashkimi, ai lajmëroi atë për xhirim të  paraqitjes së parë publike të zëdhënësit të UCK-së.

Kështu edhe ndodhi.

Bytyqi u takua atë ditë me komandant Lulin.

Kadri Veseli i dërgoi deri në Terpezë, aty ku u pritën nga Haxhi Shala që do t’i përcillte për në Kleckë, aty ku edhe ishe Shtabi i njësitit Celiku./express/

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.