06-11-2024

Trajneri kampion i Lirisë akuzon Shkëmbin, se solli futbollist 36-vjeçar dhe shpenzi 400 mijë euro

Trajneri i Shkollës së Futbollit të Lirisë, që dikur me ekipin senior fitonte titullin e kampionit në vitin 1995 dhe Kupën më 2010, Sinan Osmani, ka akuzuar ish-trajnerin, Bledi Shkëmbi si fajtorin kryesor për shkatërrimin e klubit.

“Trajneri Bledi Shkëmbi është fajtori kryesor për shkatërrimin e Lirisë, duke iu dhënë hapësirë lojtarëve të huaj edhe kur ata ishin të paaftë për të luajtur. Shkëmbi i ka anashkaluar komplet lojtarët vendorë si Esat Malën, Fatjon Bushatin, Behar Dinën, Ilir Mustafën, Arbër Likajn, Vigan Rexhën, Besart Islamajn, Dellovën e të tjerë. Ka sjell lojtarë me vlera mesatare, Sefën, Koten, Kajën, Tonguaran e të tjerë edhe pse Prizreni futbollistë të kalibrit të tyre ka pasur mjaftë”, deklaroi Osmani për Gazetasheshi.com.

Sipas tij, Shkëmbi ka transferuar lojtarë të lënduar dhe të moshuar të moshës 36-vjeçare pa dhënë ndonjë kontribut.

“Shkëmbi me vete ka pasur edhe trajner kondicional dhe shumicën e lojërave i ka humbur në minutat e fundit. Dhe së fundmi, thuhet se Liria i ka shpenzuar mbi 400 mijë euro dhe ka shpëtuar nga barazhi për vëtëm tri pikë, kurse është eliminuar nga Kupa nga një skuadër e Kategorisë së Parë, Vushtrria. Liria në përgatitje ka qenë në hotele dhe kampe stërvitore më të mira në trevat shqiptare dhe kur t’i marrim parasysh të gjitha, atëherë për çfarë suksesi mund të flitet. Mos harroni se Liria e ka fituar Kupën në vitin 2010 pothuajse më lojtarë vendorë, duke i shpenzuar vetëm 160 mijë euro. Një vit më vonë, Liria e zë vendin e tretë si suksesi më i madh i klubit pas vitit 1995/95 kur është bërë kampion i Kosovës me shpenzime modeste dhe me ekip pothuajse vendor me hiq 4-5 lojtarë nga Gjakova”, pëfundon Osmani.

Ndryshe, merret vesh se Liria në javën e ardhshme do ta mbajë Kuvendin, ku pritet të sqarohen shumë gjëra dhe klubi të vazhdojë në binarët e vetë.

Edhe kyetari i Lirisë, Qemal Kransiqi, ka përgënjeshtruar futbollistët e tij pas akuzave për mos-dhënie të tri pagave. Lojtarët i kishin thënë për gazetën Olle, në kushte anonimiteti se do të paditin kryesinë e klubit, nëse kjo e fundit nuk iu jep pagat e mbetura borxh deri më 30 qershor. Ata pretendojnë se klubi iu ka 3 paga borxh për edicionin 2017/18.

“Këtu nuk ka asgjë të vërtetë. Lojtarët i kanë marrë pagat e marsit, një pjesë e tyre i kanë marrë edhe të prillit. Kontratat i kemi zbatuar mbi 90%. Disa i kanë marrë dhe disa pritet t’i marrin”, deklaroi Krasniqi për Gazetën Olle. /Gazetasheshi/

 

Asnjë koment

Comments are closed.