26-04-2024

Fluks në pikëkalimin kufitar në Vërmicë

Një fluks i veturave ka mësyrë gjatë paradites pikëkalimin kufitar në mes të  Kosovës e Shqipërisë, në Vërmicë.

Një numër i konsiderueshëm i kosovarëve, sidomos i atyre nga Prishtina, pasi kjo shihet edhe në targat e automjeteve, preferojnë ta kalojnë pushimin prej tri ditësh, përfshirë edhe festën e Bajramit, në Shqipëri.

Kjo ka shkaktuar fluks në pikën kufitare të Morinit të Kukësit, që në festa të tilla që lidhen me pushime të fundjavë shkaktojnë pamje të njëjta.

Siç njoftohet përkundër angazhimi të nëpunësve, megjithatë fluksi ka shkaktuar edhe pritje e vonesa të mëdha./gazetaeprizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.