26-04-2024

Paraburgim dy të dyshuarve për tentim-vjedhje të veturës

Gjykata Themelore e Prizrenit ia caktoi masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarve F.M. dhe K.T., të dy nga Prizreni, për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë”.

Masa e paraburgimit do t’u llogaritet nga data 03.09.2018 dhe zgjat deri më 03.10.2018.

Në arsyetimin e gjykatës, thuhet se më 3 shtator të dyshuarit kishin provuar të vidhnin një veturë të tipit Citroen 2 në një parking të banesave. Njëri nga të dyshuarit ishte brenda veturës teksa i mituri kishte bërë rojë.

Policia kishte kapur të dyshuarit gjatë tentimit të kryerjes së kësaj vepre.

Asnjë koment

Comments are closed.