18-04-2024

Paraburgim elbasanasit për dyshim të organizimit të skemave piramidale e bixhozit të paligjshëm

Paraburgim elbasanasit për dyshim të organizimit të skemave piramidale e bixhozit të paligjshëm

Departamenti për Krime të Rënda pranë Gjykatës Themelore të Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1)muaji ndaj të pandehurit me iniciale G.K. nga Elbasani, Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale  organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Masa e paraburgimit do ti llogaritet prej momentit të arrestimit datë 16.10.2018 prej orës 12:00 dhe do të zgjasë deri më datën 16.11.2018.

Në arsyetimin e paraqitur thuhet se nga data e pavërtetuar e deri me datën 09.12.2016, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe për tjetrin i pandehuri me iniciale  G.K. në cilësinë e drejtorit dhe bashkëpronar i Kompanisë ”LlotoSport” së bashku me të pandehurin me iniciale B.S. menaxher rajonal i “LlotoSport” në Prizren dhe A.H. mbikëqyrës, organizojnë, marrin pjesë në organizimin e lojërave të fatit, për të cilat nuk është dhënë licenca nga organi kompetent, si dhe lojërave të ndaluara me ligj.  “ Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit të Policisë në bashkëpunim edhe me disa agjencione shtetërore, me datë 09.12.2016 rreth  orës 21.40 minuta është gjetur se bastorja sportive “LlotoSport” si dhe bastore tjera “Kasëmbeg” pra punojnë pa licenca ashtu  që i pandehuri A.H. në cilësinë e mbikëqyrësit të bastoreve ia mundëson të pandehurit me iniciale B.S. nga bastet të fitonte 2.100 euro ndërsa i pandehuri me iniciale G.K. vetëm nga bastet ka realizuar përfitim 45.600 euro ndërsa nga mos licencimi  i bastoreve fiton 25.000 euro e cila rezulton me një përfitim prej 70.600 euro”, thuhet në kumtesë.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.