19-04-2024

Paralajmërohet normalizimi i shpejtë i furnizimit me ujë në Prizren

Rikthimi i furnizimit të rregullt me ujë në një pjesë të madhe të Prizrenit, pritet së shpejti, pasi përmes një kumtese komuna ka njoftuar për kyçjen e gypit transportues të ujësjellësit është realizuar para pak çastesh, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Sikurse ishte e paralajmëruar, dje gjatë ditës, një pjesë e qytetit të Prizren ka mbetur pa furnizim me ujë, për shkak të një defekti në gypin transportues të ujësjellësit,

Në një njoftim të komunës, thuhet se pas punimeve të pandërprera që nga dje, punëtorëve të kompanisë “Hidroregjion Jugor”, ky problem tashmë është duke u sanuar dhe është në fazën përfundimtare, ndërsa me qëllim të përshpejtimit të punimeve, Drejtoria e Shërbimeve Publike i ka drejtuar në vendin e ngjarjes edhe dy kompani të kontraktuara nga ana e Komunës për ndihmë shtesë.

“Kyçja e gypit është realizuar para pak çastesh dhe pasi të balancohet, do të rikthehet edhe furnizimi me ujë”, thuhet në njoftim./GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.