17-05-2024

Paraburgim gruas nga Prizreni, që doli kundër vrasjes së Soleimanit

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës I.H për shkak të veprës penale shtytja për kryerjen e veprave terroriste nga neni 134 të KPRK-së.

Ikballe Berishës Hudutit, gjykata ka marrë aktvendim për t’iu caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji.

“Gjykata ka analizuar të gjitha arsyet mbi shkaqet e caktimit të paraburgimit dhe ka aprovuar propozimin e prokurorit për caktimin e parabugimit. Gjykata konsideron se janë plotësuar kushtet ligjore të parapara nga neni 187 par. 1 nënpar.1.1, neni 187 par. 1 nën par. 1.1 e 1.2 pika 1.2.1, neni 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.2 si dhe neni 187 par.1 nën par. 1.1 e 1.2 pika 1.2.3”, thuhet në raport.

Sipas gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se e pandehura I.H ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet, ku dëshmohet postimi i të pandehurës në rrjetin social Facebook, e me të cilat postime është bërë shtytje në kryerjen e veprave terroriste. Po ashtu Gjykata ka konsideruar se ekziston frika e bazuar se po që se e pandehura do të mbrohet në liri mund ti qaset arratisë për ti ikur përgjegjësisë penale para së cilës ndodhet, ku në këtë mënyrë do ta pengoj rrjedhën normale të procedurës.

“Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në raport./k.net

Asnjë koment

Comments are closed.