19-05-2024

Prizren: Arrestohen tre të kërkuar nga gjykata, dërgohen në burg

Tre persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Prizren janë arrestuar në tri lokacione të ndryshme dhe janë dërguar në vuajtje të dënimit, raporton “Gazeta e Prizrenit”.

Arrestimet janë bërë në rrugët “Ramadan Qeku” e “Enver Hadri” tw Prizrenit, ndërsa një person është arrestuar në pikëkalimin kufitar Hani i Elezit.

Referuar policisë, arrestimet janë bërë në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore Prizren, ndërsa për vuajtje të dënimit njëri është dërguar në Burgun e Lipjanit, derisa dy të tjerë në Burgun e Prizrenit

Në raport nuk jepen hollësi se për çfarë veprash ngarkohen të dyshuarit. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.