Paraburgim hajnit nga Prizreni
Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muajsh të pandehurit Sh.B. nga Prizreni nën dyshimet për veprën penale “vjedhje e rëndë”, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Në përshkrimin e lëndës thuhet se i dyshuari, në bashkëveprim me të pandehurin E.S. dhe të miturin R.R. dhe me një tjetër që është në arrati, dyshohet se më 25 janar gjatë orëve të natës në rrugën “Musa Shehzade” të Prizrenit, në shtëpinë e viktimës E.K., kishin hyrë me forcë dhe kishin marrë një TV plazma, një DVD, një studio, vegla pune, bizhuteri, perde dhome dhe gjësende tjera të paidentifikuara dhe se gjërat e vjedhura i kishin dërguar në një shtëpi të cilën E.S. e kishte me qera.