23-04-2024

Paraburgim një personi për rrahjen e disa vajzave në oborrin e gjimnazit ‘Gjon Buzuku’ në Prizren

Gjykata ka njoftuar se masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 09.09.2020 nga ora 13:30, e që do të zgjasë deri më datë 08.10.2020.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në ditën kritike derisa të dëmtuarat kanë qenë duke qëndruar në oborrin e shkollës gjimnazi ‘Gjon Buzuku’ në Prizren, i pandehuri i afrohet të dëmtuarave duke i ngacmuar me fjalë, dhe pasi që të dëmtuarat kërkojnë që i pandehuri të largohet, i njëjti përdor forcën ndaj të dëmtuarave, duke kapur për flokë dhe goditur me grushte në pjesë të fytyrës dhe kokës, të cilave ju shkakton lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:

Komuna e Prizrenit del keq sa i përket Perfomancës (Dokument)

Referuar Gjykatës janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, ndërsa a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale./GazetaePrizrenit

 

Asnjë koment

Comments are closed.