Nisi faza e parë e mësimit, kryetari Haskuka vizitoi dy shkolla

Edhe në Prizren, ka filluar viti i ri shkollor në kushte jo të zakonshme sikurse në të kaluaren, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Xhemile Thaçi- Vezgishi, kanë vizituar shkollat ” Motrat Qiriazi”, Ekrem Rexha- Drini” në Lubizhdë dhe atë ” Abdyl Frashëri”.

Kryetari Haskuka, uroi nxënësit dhe mësimdhënësit për vit të mbarë e të suksesshëm fal edhe investimeve që janë bërë në disa objekte për kushte sa më të favorshme për punë, përkundër rrethanave të pazakonshme në të cilat gjendemi si pasojë e pandemisë. Drejtoresha e Arsimit, Xhemile Thaçi- Vezgishi, gjithashtu uroi një vit të mbarë shkollor për të gjithë, dhe tha se janë marrë të gjitha masat që për shkak të pandemisë të zbatohen rekomandimet në mbrojtje të shëndetit të nxënësve dhe gjithë personelit të institucioneve arsimore.

Ajo tregoi se si do të punohet në këtë fillimvit edhe në objektet shkollore, ku 7 mësimdhënës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lexo edhe:

Komuna e Prizrenit del keq sa i përket Perfomancës (Dokument)

Drejtori i shkollës ” Motrat Qiriazi”, Sedat Shkurti, tha se në këtë institucion tashmë është investuar në rregullimine të gjitha paraleleve për parafillorë fal bashkëpunimit të DKA dhe MASH, ndërsa kujdesi kundër përhapjes së virusit është maksimal, theksoi ai. Përveç shkollës ” Motrat Qiriazi”, është vizituar edhe shkolla ” Ekrem Rexha- Drini” në Lubizhdë ku janë vënë në funksion hapësira të reja, si dhe shkolla ” Abdyl Frashëri”, ku është hapur edhe një Qendër Burimore në kuadër të këtij institucioni.

Ndryshe, ende nuk dihet numri i saktë i nxënësve që për herë të parë ulen në bankat shkollore këtë vit në Prizren për shkak se procesi i regjistrimit ende nuk ka përfunduar, ndërsa viti shkollor nuk ka filluar vetëm në një shkollë, për shkak të mungesës së izolimit të një objekti shkollor, ka njoftuar në fund drejtoresha e Arsimit, Thaçi-Vezgishi./TV Prizreni/