19-04-2024

Shpallet lista e përfituesve për meremetimin e kulmeve në Prizren

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në kuadër të Komunës së Prizrenit,  ka njoftuar për shpalljen e listës preliminare të përfituesve nga projekti për meremetim të kulmeve, raporton Gazeta e Prizrenit.

Në listën e paraqitur, në mesin e përfituesve janë 41 persona, të cilët thuhet se janë përzgjedhur në mesin e përfituesve.

Lexo edhe:

Komuna e Prizrenit del keq sa i përket Perfomancës (Dokument)

Listën preliminare të përfituesve të këtij programi mund të gjeni në:

http://bitly.ës/9J7D

Në njoftim thuhet se aplikuesit e pakënaqur mund t’i paraqesin ankesat e tyre duke i plotësuar dokumentet e nevojshme në sportelin e kërkesave, në objektin e Administratës Komunale, Qendra e Shërbimeve të Integruara, deri më datën 21.09.2020. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.