Paraburgim për grabitjen në një garazh në Prizren
Gjykata Themelore e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘grabitja ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 30 ditësh, të pandehurit me iniciale R.A. nga Prizreni.
“Me datën 07.06.2019, rreth orës 23:40 minuta, së bashku me të miturit me iniciale D.B.; A.T. ; S.H., pas marrëveshjes paraprake, përmes të miturës me iniciale S.H. e joshin dhe e fusin në një garazhe të një shtëpie në Prizren, të dëmtuarin me iniciale B.B., të cilin e sulmojnë fizikisht dhe pastaj ia marrin nga xhepi 880 euro, një palë dëgjuese të telefonit dhe ikin nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Gjykatës./GazetaePrizrenit.net