25-04-2024

Paraburgim për rrahje dhe lëndim në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji të pandehurit me iniciale D.H nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor.

Në përshkrimin e lëndës, thuhet se më 15 qershor i pandehuri dyshohet se ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor me mjetet e rrezikshme me arsyen se djali i të dëmtuarit kishte pasur mosmarrëveshje para këtij rasti me të pandehurin me iniciale D.H. e që për këtë arsye, i dëmtuari me iniciale H.B. ishte nisur që të lajmëronte rastin në stacioni policor.

Më tej thuhet se derisa ishte duke ecur rrugës të pandehurit me iniciale D.H. me veturën e tij, së bashku me të pandehurin A.D. i dalin përpara e pastaj edhe i pandehuri M.H. me veturën e tij i del përpara të dëmtuarit dhe pasi ndalen që të tre, ia hapin derën veturës së të dëmtuarit dhe e sulmojnë duke e goditur me grusht, shkop druri ndërsa i pandehuri me iniciale D.H. edhe me një brisk, të cilin e gjen në veturën e të dëmtuarit.

“Pasi që i njëjti që nga data 19 qersho 2018 ka qenë në arrati, kjo çështje është në fazën e hetimeve ka arsye për të besuar se i njëjti mund të fsheh provat, mund të dikoj në të dëmtuarit në dëshmitarë me çka do të pengojë rrjedhën e procedurës. Prandaj caktimi i masës së paraburgimit është i bazuar dhe i arsyeshëm për sigurimin e prezencës së të pandehurit dhe zhvillimin normal të rrjedhës së procedurës penale”, thuhet në njoftimin e e zëdhënëses së Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj.

Asnjë koment

Comments are closed.