Paraburgim për sulm fizik ndaj bashkëshortes, të dyshuarit nga Zojzi i Prizrenit
Gjykata Themelore e Prizrenit e ka lënë në paraburgim për 20 ditë B.K. nga fshati Zojz i Prizrenit, për shkak të akuzës për lëndime trupore të bashkëshortes.
Në arsyetimin e vendimit, thuhet se i dyshuari me 16.07.2019, rreth orës 08:40 minuta, në fshatin Zojz, saktësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i shkakton lëndime të lehta trupore – bashkëshortes së tij me iniciale L.K..
“Pas një mosmarrëveshje paraprake, i dyshuari e sulmon fizikisht të dëmtuarën, duke e goditur, e me të cilat veprime të dëmtuarës i shkakton lëndime trupore të përshkruara si në raportin specialistik të dt. 16.07.2019”, thuhet në kumtesën e GTH-së. / GazetaePrizrenit.net /