Paraburgim për vjedhje grabitçare më Prizren
Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, ndaj të pandehurve me iniciale V.K. dhe L.S. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vjedhja grabitqare, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Sipas gjykatës ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.1., nga se të pandehurit në ditën kritike, 02.09.2020 rreth orës 03:35 minuta, në fshatin Korishë, Komuna e Prizrenit, në qendrën tregtare “Viva Fresh Store” në bashkëveprim edhe me të miturin me iniciale H.B. nga Prizreni, të zënë në befasi në kryerjen e aktit të vjedhjes dhe me qëllim që pasurinë e vjedhur ta mbajnë, përdorin armën e zjarrit për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër.
Lexo edhe:
Ku mbeti premtimi i kryetarit Haskuka për zhbllokimin e rrugës transitore?
“Ata në atë mënyrë që me përdorimin e forcës përmes një shufre metalike e hap derën hyrëse të qendrës tregtare në fjalë, ku të gjithë të pandehurit futen brenda dhe arrijnë të përvetësojnë kundërligjshëm një sasi të konsiderueshme të cigareve dhe me rastin e daljes nga qendra tregtare, vërehen nga pronari i objektit ku operon qendra tregtare në fjalë dhe me të vërejtur të pandehurit, njëri nga të cilët ka shkrepur armën e zjarrit- pistoletën në drejtim të tij edhe ai gjuan me armën e tij të zjarrit në drejtim të tyre, të cilët më pas hipin në automjetin e tyre dhe largohen nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, duke marrë parasysh këto rrethana ngase të pandehurit mund të ikin, ose të arratisen dhe të jenë të pa arritshëm për organet e ndjekjes pasi që kanë edhe të kaluarën kriminale me çka do të pamundësojnë zhvillimin e rregullt të kësaj procedure penale –hetimore”.