Vetaksident në magjistralen Rahovec-Malishevë, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në magjistralen Rahovec-Malishevë, më konkretisht në fshatin Zatriq në vendin e quajtur rruga e “Shkodranit”.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar drejtori Rajonal i Trafiku i Policisë së Kosovës në Gjakovë, Albin Sahatqija.

Lexo edhe:

Ku mbeti premtimi i kryetarit Haskuka për zhbllokimin e rrugës transitore?

Sahatqija tha se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë ku vozitësi e ka humbur kontrollën dhe vetura është rrokullisur.

Ai shtoi se njëri nga të aksidentuarit është lënduar më rëndë por jashtë rrezikut.