26-11-2024

Paraburgim prizrenasit për posedim e shpërndarje të narkotikëve

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale A.K. nga  Prizreni, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, raporton Gazeta e Prizrenit.

Në komunikatën e GJTH-së, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar  se i pandehuri  e ka kryer veprën penale  blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, supstancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par 2 të KPRK-së, dhe rrjedhë nga faktet dhe rrethanat që janë paraqitur në shkresat e lëndës dhe atë nga fakti se i pandehuri është kapur duke e kryer veprën nga organet e ndjekjes penale gjatë një kontrolli rutinor.

“Në këtë stad të procedurës penale do të zhvillohen hetime të mëtejme për sigurimin edhe të provave tjera materiale, po ashtu janë të përfshirë edhe dy të bashkëpandehur, prandaj lehtas mund të merren vesh që të harmonizojnë mbrojtjen mes tyre po që se në këtë fazë lihet i lirë i pandehuri A.K. , ashtu që do ta pengonte zhvillimin normal të kësaj procedure penale”, thuhet në komunikatë. / GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.