Paraburgim prizrenasit që ushtroi dhunë fizike e psikike ndaj gruas
Gjykata Themelore në Prizren, ia ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit A.L., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, dhunë në familje.
Gjykata thotë se i pandehuri ka shkaktuar dhunë në familje, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë rrjedh dyshimi i bazuar se i pandehuri A.L., me datë 30.11.2020 rreth orës 18:40, në shtëpinë e përbashkët familjare, me qëllim të cenimit të dinjitetit brenda një marrëdhënie familjare, i ka shkaktuar dhunë psikologjike të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, deri sa e dëmtuara ishte e shtrirë për të pushuar për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.
“I pandehuri A.L. e fyen dhe e poshtëron të dëmtuarën dhe me forcë tenton ta zgjojë nga gjumi për t’i përgatitur kafe. E kap për krahu dhe i drejtohet me fjalët “nuk ki qare pa u çu, ec kur të thamë unë”. – Me të cilat veprime tek e dëmtuara ka shkaktuar shqetësim të madh emocional dhe ndjenjë të frikës dhe pasigurisë”, thuhet në njoftim.