12-12-2024

Paraburgim serbit të arrestuar për krime lufte në Prizren

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj Milos Pleskoviq, i cili u arrestua nën dyshimet për krime lufte kundër popullsisë civile,

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se gjyqtari i procedurës paraprake i ka caktuar Pleskoviqit masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Pleskoviq dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e tre civilëve në lagjen ‘Hoqa Mahall’ në Prizren në vitin 1998.

news image

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton se pas një pune intensive hetimore të Policës së Kosovës, Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të luftës dhe me autorizim të Prokurorit Special, është  arrestuar i dyshuari me inicialet M.P. i nacionalitetit serb, Shtetas i Kosovës dhe Serbisë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Krimi i luftës kundër popullsisë civile’’, vepër kjo e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të  Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (tutje “LP-RSFJ”) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale. /Gazeta Sinjali

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.