Paraburgim zhurianit për lëndim trupor
Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale SH.N. nga fshati Zhur, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor.
Në kumtesë, thuhet se ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.2, pika 1.2.3 të KPP-së, sepse me datën 16.12.2019, rrethe orës 09:.00, në fshatin Zhur, Komuna e Prizrenit në shtëpinë e përbashkët familjare, pas një fjalosje paraprake që kishte me të dëmtuarën, bashkëshorten e tij – viktimë e ndjeshme, për shkak të një mosmarrëveshje të atçastshme, i pandehuri e sulmon fizikisht të dëmtuarën ku si pasoj e goditjeve e dëmtuara pëson lëndime të lehta trupore, të përshkruara sipas raportit mjekësor./GazetaePrizrenit.net