26-04-2024

Paraburgim zyrtarit të Ministrisë së Kulturës, dyshohet se mori afro 6 mijë euro ryshfet

Gjykata Themelore në Prishtinë- Departamenti për Krime të Rënda, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, të pandehurit L.G, për shkak të dyshimit të bazuar për marrje ryshfeti.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për medie, ku thuhet se ky vendim është marrë pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit shkresave të lëndës.

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.G e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji”, thuhet në njoftim.

Të ngjajshme

Ndryshe, i pandehuri L.G, u arrestua më 11 janar, ndërsa dyshohet se si zyrtar i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka marrë 5 mijë  e 850 euro ryshfet nga dy biznese aplikues dhe përfitues të subvencioneve,

Me këtë, dyshohet se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421, par 1 të të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Asnjë koment

Comments are closed.