Paralajmërohen vërshime në Kosovë
Kosova mund të përballet me vërshime, pasi që pritet të ketë reshje më të dendura atmosferike.
Kështu ka thënë njohësi i çështjeve të emergjencave, Tahir Ahmeti, transmeton Klan Kosova.
“Institucionet përgjegjëse në Kosovë, si ato qendrore ashtu edhe ato lokale, varësisht prej përgjegjësive që kanë, duhet që me kohë të marrin masat e duhura preventive, dhe jo të presin përkeqësimin e motit dhe të reshurat atmosferike që shkaktojnë vërshime, siç ka ndodhë pothuajse çdo vit, tek pastaj të reagojnë”, ka shkruar ai në Facebook.
“Si masë parandaluese për një ndër shkaktarët kryesorë të vërshimeve thuajse të përvitshme në disa lokalitete në Kosovë, (që veç është dashtë të ndërmerret deri me tani), është edhe rregullimi i shtretërve të lumenjve, kanaleve kulluese apo përroskave, në mënyrë që të pengohet dalja e ujit nga shtretërit dhe shkaktimi i përmbytjeve”.