09-05-2024

Parashikimi i motit për ditët e para të muajit maj

Moti në Kosovë javën e ardhme pritet të jetë i vranët dhe me intervale me diell.

Të hënën, vranësirat në viset malore parashihen të sjellin riga të dobëta shiu.

Më poshtë është parashikimi i motit për tërë javën.

E martë – Mot  i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje  shiu, ndërsa në disa zona të kufizuara  parashihen mundësit për shkarkime rrufesh.

Lexo edhe:

Video: Prizren/ Dy anët kundërthënëse të Komunës në projekte

E mërkurë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

E enjte-  Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu.

Edhe dita e premte do të jetë relativisht e qetë me rritje të lehta të maksimaleve, derisa ato minimalet mbeten konstante me të ditës së enjte. Në pjesën e dytë të ditës parashihen riga të izoluara shiu.

Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare   nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit.

Asnjë koment

Comments are closed.